Në Atelienë e Pallatit të Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, sonte nga ora 20:00 do të mbahet mbrëmje e veçantë muzikore me kitaristin e njohur ndërkombëtarisht, Mak Grgic, nën organizimin e Ambasadës së Sllovenisë në Kosovë.
I vlerësuar nga “The New York Times” si “kitarist i jashtëzakonshëm”, Grgic është artist me katër nominime për çmimin Grammy dhe me repertor të gjerë i cili përfshin spektrin prej muzikës së Ballkanit e deri te muzika avangarde dhe mikrotonale.
Hyrja në koncert është e lirë dhe dyert hapen në orën 19:30. /Klankosova.tv

●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.