Ylli i “Game of Thrones”, Kit Harington, e ka pranuar që e kishte pasur gabim që sugjeroi se seksizmi ndaj meshkujve ishte mjaft i pranishëm në industrinë e aktrimit.
Vitin e kaluar, aktori që luan rolin e Jon Snow, u përball me mjaft kritika kur pohoi se shpesh ndjehet subjekt i “seksizmit” kur i kërkohet të zhvishet i tëri për fotosesione.
Tani, ai e ka pranuar që seksizmi nuk ishte ndoshta termi i duhur për ta përdorur, dhe thotë se objektifikimi ishte term më i saktë për ta artikuluar atë që e nënkuptonte.
“E kisha gabim atëherë. Seksizmi kundër burrave nuk është diçka që është dashur ta them”, tha ai për The Guardian.
Çfarë nënkuptova, ishte, të qenit i objektifikuar. Gjatë asaj kohe, ndjehesha i objektifikuar ,dhe tani kak mësuar se si ta kontrolloj atë”.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.