Lajmet e fundit

“Sipas të gjitha gjasave, prindërit bashkë me dy fëmijët e tyre kanë dalë për t’u shëtitur në lumin Reuss me gomone. Dyshohet se ka qenë një copë druri në lumë, dhe këta kanë ndesh në këtë lis. Pasi janë ndesh në atë lis, gomonia u rrotullua. Dy prindërit dhe vajza e tyre 7 vjeçe kanë shpëtuar, kanë dalë nga lumi, kurse 5-vjeçari jo”, tha Mahmuti në Klan Kosova.Megjithatë, sipas saj, të dy fëmijët e mitur kishin veshur mbrojtëse ndaj ujit, por për fat të keq Tiani i vogël u gjet i vdekur të martën.
“Është shumë e rëndë ky rast. Prindërit i kishin veshur fëmijëve edhe mbrojtëset për ujë, që uji t’i mbajë sipër. Por kjo tregon që lumi është i pamëshirshëm”, u shpreh ajo.