Duke filluar nga kjo javë, çdo të diel, prej orës 12:00,
Kino Armata në Prishtinë hap dyert për më të vegjlit me një program të veçantë filmash të dedikuar për fëmijë dhe familje.
Filmi i parë që do të shfaqet është animacioni i metrazhit të gjatë ‘FLOW’, i realizuar nga regjisori leton Gints Zilbalodis, i njohur për stilin e tij minimalist dhe shumë emocional. Filmi ndjek historinë e një maceje të vetmuar në një botë të përmbytur nga uji, ku njerëzit janë zhdukur dhe natyra ka marrë një formë të re. Gjatë udhëtimit të saj, macja bashkohet me kafshë të tjera dhe, përmes bashkëjetesës dhe bashkëpunimit, mëson se mbijetesa nuk është e mundur pa mirëkuptim dhe solidaritet.
Flow është film pa dialog, ku rrëfimi ndërtohet përmes imazheve, lëvizjes, muzikës dhe tingujve të ambientit, duke e bërë historinë universale dhe lehtësisht të kuptueshme për fëmijë dhe të rritur./Klankosova.tv
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.