Elektricisti në filmin “Rust”, Serge Svetnoy, ka thënë se kinematografJa, Halyna Hutchins, vdiq në duart e tij.
Hutchins u vra aksidentalisht në setin e filmit të lartpërmendur nga aktori Alec Baldwin pasi revolja mbante një plumb normal.
“Po, po qëndroja sup më sup me Halyna-n gjatë të shtënës fatale që ia mori jetën dhe e lëndoi regjisorin, Joel Souza”, ka shkruar Svetnyo.
“Po e mbaja në krahët e mi teksa po vdiste. Gjaku i saj ishte në duart e mia”.
Svetnoy tha se e gjitha ndodhi si pasojë e neglizhencës dhe joprofesionalizmit të personave përgjegjës për armët.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.