Shifrën prej numrit më të madh të përgatitjes së picave e kanë tashmë kinezët, duke thyer kështu rekordin për gatimin dhe tundjen e 511 picave, gjatë një kohe të caktuar.
Ngjarja u zhvillua në Shanghai, ku gjithësei 525 njerëz u mblodhën afër hotelit të qytetit.
Rekordin e kësaj të fundit e mbante një staf i Londrës ku u arrit me 388 pica të gatuara në qershor të këtij viti, megjithatë ajo u mund nga Kina me një rekord prej 511 picash gjatë mëngjesit të së enjtes, shkruan Reuters.
Pjesëmarrësit duhej të i përmbushëshin disa rregullave, ku nuk duhej të kalohej dimensioni i caktuar prej 30.5 cm, për një brum pice, e duhej tundur atë për së paku 1 minut kohë, transmeton Klan Kosova.
Andaj e thjeshtë nëse dëshironi pica me bollek, shkoni në Kinë dhe shërbehuni!
https://www.youtube.com/watch?v=V1cZ9plzKrM
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.