Bayerni Munchen ka arritur të nxjerrë një pikë ndaj FC Cologne, në sekondat e fundit të ndeshjes, në kuadër të javës së 17-të në Bundesliga.
Golin e parë në ndeshje e shënoi Ellyes Skhiri, teksa me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë.
Në pjesën e dytë, Bayerni me sulme të njëpasnjëshme, më në fund e gjeti golin, në minutën e 90’, me anë të Joshua Kimmich, i cili realizoi një supergol. Kështu ndeshja u mbyll me rezultat 1-1.
Bayerni, pas barazimit mbetet në vendin e parë me 35 pikë, pas 17 ndeshjeve. /Klankosova.tv.
https://twitter.com/i/status/1617995832888000513
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.