Çfarë po ndodh mes Khloe Kardashian dhe Lamar Odom?
31 vjeçarja dhe ish-lojtari i NBA, gjatë kësaj jave kaluan pak pushime në New York së bashku me familjen e Khloe. Gjatë udhëtimit të tyre, ata morën pjesë në sezonin e tretë Yeezy të Kanye West, duke shënuar daljen e parë të Odom pas mbidozës ku pësoi në tetor të vitit të kaluar, transmeton Klan Kosova.
Khloe e ka ndihmuar Odom dhe shpesh herë ka kaluar kohë me të. Të dy janë martuar në vitin 2009, ndërsa procedurat e divorcit u ndalën pas ai u shtrua në spital.
Në atë kohë, ajo ishte ende në lidhje me James Harden, por E! Neës gjatë kësaj jave zbuloi së ata janë ndarë.
Por pyetjen që shumë njerëz po ia bëjnë vetes, është se a do të kthehet Khloe me Odom?
"Kjo nuk është prioritet për Khloe", ka thënë ekskluzivisht një burim për E! News.
"Prioriteti i saj i lartë dhe fokusi kryesor është rimëkëmbja e Lamar. Statusi i tyre vjen pas kësaj. Ai ka nevojë për atë tani, pavarësisht çdo gjëje."
“Khloe asnjëherë nuk ka ndaluar së dashuruari Odom”, shtoi burimi.
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.