Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka njoftuar se me me mbështetjen e Programit të USAD-it për Fuqizimin e Sistemit të Drejtësisë do ta lansojë një funksion të ri në ueb-faqen e këtij institucioni – Kërkimin e Statusit të Lëndës.
“Deri më tani, përdoruesit e gjykatave, palët dhe avokatët janë përballur me vështirësi për qasjen në informata mbi statusin e një lënde. Andaj, përmes këtij funksioni, qytetarët mund të mësojnë rreth statusit të lëndës së tyre përmes numrin e lëndës me një pajisje elektronike”, thuhet në njoftimin e KGJK-së.
“Pra, përdoruesit e gjykatës, palët në procedurë dhe avokatët, mund të kontrollojnë statusin e një lënde gjyqësore si dhe veprimet e mëhershme për atë lëndë”.
KGJK-ja ka njoftuar se të dhënat e këtij funksioni gjenerohen nga baza e të dhënave e Sistemit të Menaxhimit Informativ të Lëndëve, dhe oraret e seancave të krejt gjykatave, e ë cilat do të përditësohen në mënyrë automatike nga ky Sistem.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.