Njëra nga përballjet e zjarrta që do të zhvillohen në ngjarjen që organizon Kosova Fighting Series në Klan Arena në Prishtinë me datë 1 Gusht, është ajo në mes të Pavel Dalidiko dhe Ercin Sirin, kategoria e rëndë (heavyweight).
Luftëtari nga Lituania Dalidiko është 31 vjeçar, 194cm i gjatë dhe në sportin MMA si profesionist ka 2 fitore dhe 1 humbje. Karakteri dhe fiziku i tij garanton një luftë interesante ndaj Ercin Sirin. Turku Sirin është 29 vjeçar, 182cm i gjatë dhe në sportin MMA si profesionist ka 1 humbje, e fitoren e kërkon më 1 Gusht në Prishtinë.
Pa e harruar që Unikkatili do të mbaj koncert pas luftërave të MMA, ndërsa biletat mund t'i gjeni në klanarena.com ose në pikat e Artmotion.
Kjo përballje dhe gjitha tjerat do të transmetohen direkt në Klan Kosova dhe Artmotion më datë 1 Gusht duke filluar nga ora 20:00.


●●●
ESSHKRIMI NGA
Emanuell Syla
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.