Lajmet e fundit

Sipas njoftimit në Facebook, gjatë ushtrimit janë testuar procedurat operacionale, komunikimi dhe koordinimi ndërmjet institucioneve të sigurisë dhe menaxhimit të emergjencave, me qëllim rritjen e gatishmërisë për skenarë të ndryshëm krize.
“Forca e Sigurisë së Kosovës mori pjesë në këtë ushtrim me njësitë e Gardës Kombëtare të Kërkim-Shpëtimit, EOD-së, si dhe ekipin e mjekësisë. Gjatë zhvillimit të ushtrimit, këto njësi demonstruan profesionalizem, gatishmëri dhe aftësi të larta operacionale në permbushjen e detyrave të tyre. Pjesë e ushtrimit " Golden Sabre 2026" ishin agjencionet e Sigurisë që veprojnë në Kosovë: KFOR, FSK, Policia e Kosovës, Agjencia e Menaxhimit Emergjent (AME), dhe EULEX”, thuhet në njoftim./Klankosova.tv