Lajmet e fundit

Klubi i Futbollit të Femrave, KFF Mitrovica, ka shënuar fitore në ndeshjen finale të Kupës së Kosovës, duke mposhtur KFF Kosova (VR), me rezultat 7:1.
Kjo ndeshje u zhvillua në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali.
Kësisoj, futbollistet e klubit mitrovicas e mbyllin sezonin me kurorën e dyfishtë, pasi më herët u shpallën edhe kampione të Ligës së Kosovës në futboll.