KF Prishtina po konsiderohet top-favorite para duelit të sotëm kundër SS Folgore nga San Marino, takim ky i vlefshëm për fazën parakualifikuese të Ligës së Kampionëve.
Skuadra Kampione e Kosovës ka kuotën 1.05 për fitore, kurse rezultati baras kotohet me shifrën 10.00 sipas bastoreve sportive, transmeton Klan Kosova.
Ndërsa, fitorja e mundshme e Kampionit të San Marinos kap vlerën 21.00.
Kështu, Prishtina në këtë duel që zhvillohet në stadiumin "Elbasan Arena" nga ora 20:00, llogaritet favorite absolute.
●●●
VISHKRIMI NGA
V I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.