Kevin Spacey është liruar nga shatë akuza për sulm seksual dhe dy vepra penale të tjera ndaj katër burrave, shkruan CNN.
Ishte një juri londineze që e liroi aktorin hollivudian nga këto akuza për vepra që supozoheshin të ikishin ndodhur midis viteve 2004 dhe 2013.
Spacey u përlot dhe falënderoi jurinë pasi paneli e shpalli të pafajshëm në ditën që koincidon të jetë edhe dita e tij e lindjes.
Pas 12 orësh e 26 minutash shqyrtimesh përgjatë tre ditësh, juria u kthye të mërkurën dhe e dha verdiktin e vet, duke e liruar kështu Spaceyn nga të gjitha akuzat.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.