Fundjava në platformën më unike në vend, Art Motion, vazhdon me super duelin në mes Golden State Warriors dhe Brooklyn Nets.
“Treshja” fantastike e përbërë nga Durant, Irving dhe Harden do të kërkojë të kthehet dominuese në lindje pas disa ndeshjeve në të cilat nuk u shfaqën në potencialin e plotë, por këtë herë ata do të kenë punë me Steph Curry dhe Golden State Warriors.
Përballja mes superskuadrave të NBA fillon të dielën, nga ora 02:30 e mëngjesit, dhe transmetohet drejtpërdrejt në Art Sport 1.
02:30 BROOKLYN NETS – GOLDEN STATE WARRIORS ART SPORT 1
Kevin Durant rikthehet dhe bashkë me të Nets shpresojnë që të rikthejnë edhe vazhdimësinë. Ata në katër duele pa superyllin e skuadrës u mposhtën tre here, teksa regjistruan vetëm një fitore.
Në anën tjetër Golden State gjenden në një pozitë shumë më të mirë sesa ata edhe vetë mund ta kishin imagjinuar në fillim të sezonit dhe do të shpresojnë që të vazhdojnë me po të njejtën seri për t’u rikthyer në fazën playoff.
A do ta nisë Nets një ecuri të re fitoresh, apo Golden State Warriors do të befasojnë të gjithë për të treguar se ata mbeten një nga skuadrat më të mira të NBA këtë do ta mësojmë të dielën ekskluzivisht në Art Sport 1, me fillim nga ora 02:30.
Brooklyn Nets, 5-shja e mundshme startuese:
Kyrie Irving, James Harden, Kevin Durant, Jeff Green, Norvel Pelle
Golden State Warriors, 5-shja e mundshme startuese:
Stephen Curry, Andrew Wiggins, Kelly Oubre Jr, Eric Paschall, Draymond Green
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.