Sulmuesi i Brooklyn Nets, Kevin Durant, u gjobit me 25,000 dollarë nga NBA, pasi përdori gjuhë jo të hijshme ndaj një tifozi në Atlanta.
Gjoba u njoftua të dielën nga Byron Spruell, presidenti i operacioneve të ligës.
Incidenti i Durantit ndodhi të premten mbrëma, kur një tifoz sulmoi yllin e Nets me 28 sekonda të mbetura në çerekun e dytë të fitores 113-105 të Nets ndaj Atlanta Hawks, shkruan Marca, transmeton Klankosova.tv.
Në një video të postuar në rrjetet sociale, një fans dëgjohet jashtë kamerës, duke bërtitur: "Durant, pusho së qari!" përpara se Durant të përgjigjej, duke përdorur shprehje jo të hijshme.
https://twitter.com/i/status/1469728964742717444
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.