Lajmet e fundit

Këtu s’do jem
Këtu s’do jem, do jem larguar Në tokë i tretur si të tjerët Në kafenenë e preferuar Nuk do me shohin kamerierët Dhe neper udhët ku kam ecur S’do ndihet kolla ime e thatë Mbi varrin tim do të rrijë i heshtur Një qiparis si murg i ngratë Ti do trishtohesh atëherë Se s’do me kesh në dhomë të gjallë Dhe kur ne xham të fryje erë Do qash me erën dalëngadalë Por kur te jesh mërzitur shumë Në raft të librave kërkomë Aty do jem i fshehur unë Në ndonjë fjalë a ndonjë shkronjë Mjafton që librin pak ta heqësh Dhe unë do të zbres do të vij pranë teje Ti si dikur me mall do qeshësh Si një blerim pas një rrëkeje, transmeton Klan Kosova.