Lajmet e fundit

Flokët e hollë nuk janë vetëm problem I mashkujve. Shumë femra pësojnë rënie të flokëve për arsye gjenetike, ndikimit të faktorëve mjedisorë apo mënyrës sesi i stilojnë ato. Kështu që nuk jeni vetëm.
Së bashku me stilistët, ekspertë botërorë të markës së përkujdesjes së flokëve Éprouvage, diskutuan rreth gjërave të zakonshme që bëjmë çdo ditë dhë që çojnë në këputjen e flokëve, si dhe cilat janë zgjidhjet e duhura për çdo rast. Është koha për t’u dhënë fund zakoneve të këqija.
1. Zakoni keq
I ndani flokët gjithmonë në të njëjtin vend
Zgjidhje e shpejtë
Kjo do të shkaktojë humbje të flokëve apo dobësim rreth vizës së kokës, deri në shkulje të tyre. Viza e kokës mund të jetë një zonë shumë e dobët, kështu që veprimet e vazhdueshme si krehja apo të futurit të gishatve në flokë në të njëjtin vend mund të jetë e dëshme. Stilisti botëror I Éprouvage, Donnie Vasey, sugjeron ‘’provoni t’i ndani flokët ndryshe, derisa floku juaj të pështatet. Floku do të jetë më i shëndetshëm dhe voluminoz, si dhe nuk do të bjerë më kaq shumë. Thuajini lamtumirë fijeve t besdisshme !
2. Zakoni ikeq
I lidhni flokët bishtkali në palestër.
Zgiidhje e shpejtë
Është e vërtetë që flokët bishtkali janë të shpejtë dhe të lehtë, por shpeshherë mund të shkaktojnë më shumë dëme sesa dobi. Stilistja botërore e Éprouvage , Anna Lyles, shpjegon: ‘’ Merrni pak më shumë kohë dhe bëni një bishtalec të lirshëm dhe në fund lidheni me një llastik Emi Hay Hair Tie, në vend të kapjes së shtrënguar, bishtkali. Ky stili lirshëm, i lehtë, si dhe elastik do të reduktojë ndjeshëm tërheqjen e folikulës së flokëve që shkakton humbje flokësh të panevojshme.
3. Zakoni I keq
Mbani shumë afër tharësen e flokëve gjatë tharjes së tyre.
Zgjidhje e shpejtë
Gjithmonë mbani tharësen një ose dy inç larg flokëve dhe krehërit. Energjia dhe nxehtësia e përçuar nga tharëjsa shakton këputje të flokëve dhe rënie të tyre. Stilisti botëror I Éprouvage, Sam Lavella, sqaron hapat e mëposhtëm : ‘’ Filloni tharjen duke futur gishtat në flokë dhe duke drejtaur ajrin e ngrohtë nga skalpi i kokës drejt majave . Në këtë mënyrë do arrini tharjen e flokëve në masën 80 përqind. Më pas mund të përdorni krehërin stilues, por sigurohuni të mbani mjaftueshëm larg tharësen që të evitoni dëmtimet. Është shumë ë rendësishme të përdorni paraprakisht sparajtin mbrojtës, provoni Shu Uemura Bloë Dry Multi-Tasking Primerm dhe forcojini ato duke përdorur Kérastase Fusio-Dose. Ky i fundit i siguron regjimit tuaj javor të flokëve një zgjidhje të posaçme, shkruan Living, përcjellë Klan Kosova.