The European Music Awards do të udhëhiqet nga Rita Ora, dhe do të mbahet në Wembley Arena të Londrës më 12 nëntor.
Ish-ylli i One Direction, Liam Payne, është prezantuar si njëri nga aktet kryesore, ndërsa Clean Bandit do të luajë një shou të veçantë me performanca nga Zara Larsson, Sean Paul, Anne-Marie, dhe Julia Michaels.
Travis Scott dhe French Montana po ashtu janë shtuar në listë, e cila përfshin The Killers, Stormzy, Kesha, Shawn Mendes, Demi Lovato dhe Camila Cabello.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.