Udhëheqësi për licencimin e Federatave në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Fidan Shatri, i ka publikuar disa të dhëna rreth përfitimit financiar të klubeve në futboll dhe basketboll nga Ligji i Sponsorizimit.
Shatri bëri të ditur se deri në shtator nga klubet basketbollistike ka përfituar Ylli me 1 milionë e 109 mijë e 500 euro, derisa në futboll kryeson Drita me 218 mijë euro.
TOP klubet përfituese të Ligjit të Sponsorizimit deri në muajn Shtator 2025:
KB Ylli – 1,109,500 €
KB Trepça – 817,000 €
KB Sigal Prishtina – 410,000 €
KB Bashkimi – 386,000 €
Fc Drita – 218,000 €
FC Ferizaj – 158,500 €
FC Prishtina – 150,000 €
FC Llapi – 105,000 €
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.