Në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht me diell. Instituti Hidrometeorologjik ka njoftuar se temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 14-15 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 29-31 gradë Celsius.
"Indeksi UV mbetet në kufijtë e vlerave të rrezikut, shtypja atmosferike do të vazhdoj ti mbajë vlerat mbi normalen me tendencë të uljes. Bazuar në parashikimet sinoptike dhe numerike për nesër nuk pritet te ketë reshje shiu. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-6m/s", njofton IHMK, transmeton Klan Kosova.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.