Janë mbyllur pjesët e para të xhiros së fundit të Superligës së Kosovës në futboll.
Llapi në Podujevë është duke fituar me rezultat 2-0, me dy golat e Ahmed Januzit. Kështu podujevasit janë afër pozitës që siguron barazhin.
Në anën tjetër Ballkani dhe Suhareka janë duke barazuar 1-1. Fillimisht në epërsi kaluan “Xhebrailat” me Bernard Karricën. Kurse vendasit e barazuan rezultatin me anë të Gentrit Halilit, që realizoi autogol.
Bernard Karrica që i dha epërsinë Ballkanit, u ndëshkua me karton të kuq në fund të pjesës së parë.
Drita e ka përmbysur Feronikelin'74, nga 0-1 në 2-1.
Në anën tjetër, Malisheva me epërsi të dyfishtë ndaj Prishtinës, po marshon drejt Evropës.
Kurse po Ferizaj është duke avancuar me golin e Valmir Nafiut, ndaj Gjilanit.
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.