Duelin e natës e ka fituar Brooklyn Nets kundër Boston Celtcis.
Në ndeshjen që ka shkuar dhëmb për dhëmb deri në momentet e fundit, Nets dolën më të suksesshmit me rezultat 104-109 në favor të Brooklyn, njofton Klan Kosova.
Interesante ishte edhe ndeshja në mes të Portland Trail Blazers dhe Memphis Grizzlies, ku në minutat fundit, me ndihmën e Ja Morant që përfundoi lojën me 33 pikë e 13 asistime, Memphis arriti ta sigurojë fitoren me rezultat 130-128.
Ndeshjet e tjera të mëngjesit përfunduan kështu:
Atalanta Hawks-Miami Heat 118-103
Charlotte Hornets-Cleveland Cavaliers 108-102
Houston Rockets-Los Angeles Clippers 104-109
Oklahoma City Thunder-Washington Wizards 109-129
Golden State Warriors-Denver Nuggets 118-97
Sonte do të luhen edhe dy ndeshje të mëdha.
Nga skuadra New York Knicks dëshirojnë ta vazhdojnë serinë e tyre të fitoreve kundër Toronto Raptors.
Ndërsa Philadelphia 76ers shpreson të shmangë humbjen e katërt radhazi, kur do të udhëtojnë si mysafirë në Milwakuee.
Ndeshja zhvillohet duke filluar në orën 21:30 dhe transmetohet ekskluzivisht në Artmotion.
https://www.youtube.com/watch?v=po-RiiqFn68
klankosova.tv
●●●
NSHKRIMI NGA
N.Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.