Futbolli francez vazhdon me duelet e mbetura të javës së tetë, me plotë gjashtë ndeshje që do të keni mundësi t'i ndiqni përmes platformës Artmotion.
Ndeshja kryesore e ditës do jetë ajo mes Marseille dhe Lens, dy skuadra të cilat qëndrojnë në pjesën e sipërme të tabelës dhe pretendojnë të jenë në zonën Champions në fund të këtij edicioni. Kjo ndeshje do të startojë në ora 20:45 dhe do të transmetohet ekskluzivisht në Art Sport 1 nën komentimin e Arbon Flugajt.
Duel tjetër interesant do jetë edhe ai mes Troyes që kanë vështirësi këtë edicion dhe Angers që janë në pozitat e larta tabelore. Kjo ndeshje vjen në Art Sport 5 nga ora 15:00 dhe komentohet nga Valon Krasniqi.
Duelet e tjera të ditës: Bordo - Rennes, Brest - Metz, Reims - Nantes dhe Clermont - Monaco do të transmetohen përmes kanaleve KSport.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.