Lajmet e fundit

Padyshim që kryendeshja e sotme është përballja ndërmjet Çekisë dhe Shqipërisë në Pragë.
Ky ballafaqim që nis nga ora 20:45, transmetohet direkt në Sport 2 të platformës gjigante, Art Motion, në komentim të Lirim Pecit, njofton Klankosova.tv.
[caption id="attachment_2393439" align="alignnone" width="524"]
Foto: Flori Thomaj[/caption]
Në të njejtin kanal paraprakisht vjen ndeshja ndërmjet Estonisë dhe Azerbajxhanit, e cila fillon në orën 18:00.
Duel shumë interesant pritet të jetë edhe ai që zhvillohet në Sarajevë me fillim në 20:45, ndërmjet Bosnjes dhe Gjermanisë, e që tek shikuesit shfaqet përmes Sport 3.
Në terminin e njejtë luajnë edhe Hungari - Holandë dhe Turqi - Mali i Zi, raporton Klankosova.tv.
E para transmetohet në Sport 4, kurse e dyta në Sport 5.
[caption id="attachment_2393430" align="alignnone" width="543"]
Ndeshjet të cilat transmetohet në kanalet sportive të Art Motion[/caption]