16.05.2016 · përditësuar para 3703 dite1 min lexim
Kyle Lowery ka shënuar 35 pikë dhe DeMar DeRozan 28 të tjera për Toronto Raptors duke arritur kështu të mposhtin Miami Heat 116-89 në ndeshjen e shtatë të gjysmëfinales së konferencës lindore dhe kanë avancuar për herë të parë në finale të kësaj konference në histori të klubit, njofton Klan Kosova.
https://www.youtube.com/watch?v=lW4biSw7n2A
Kjo ishte edhe gjysmëfinalja e fundit nga të dy konferencat pasi që tri të tjerat tashmë ishin kryer.
Toronto Raptors në finale do të ndeshet me Cleveland Cavaliers-at e Lebron James-it, që në fakt janë edhe ekipi më i fortë i lindjes në NBA.
Cavaliers në gjysmëfinale kanë eliminuar Atlanta Hawks, duke i mposhtu katër ndeshje rresht.
https://www.youtube.com/watch?v=eT0fZ5ZFrmY
Kurse gjysmëfinalet e konferencës perëndimore kanë prodhuar spektakle të mëdha basketbolli dhe finalja do të luhet ndërmjet kampionit aktual të NBA-së, Golden State Warriors dhe Oklahoma City Thunder.
Warriors-at e lojtarit më të mirë në NBA aktualisht, Stephen Curry-it, në gjysmëfinale kanë mposhtur Portland Trail Blazers 4-1 me ndeshje.
https://www.youtube.com/watch?v=bj0ohPVTeI4
Ndërsa Thunder-sat e Kevin Durant-it e Russell Westbrook-ut kanë mposhtur superekipin e trajnerit Gregg Popovich, San Antonio Spurs, 4-2 me ndeshje.
https://www.youtube.com/watch?v=hedr8aTd7NI
Në finalen e lindjes favorit absolut janë Kalorësit e James-it, ndërsa luftë e madhe do të zhvillohet në konferencën e perëndimit pasi që Thunder po kalon një formë shumë të mirë, mirëpo Luftëtarët e Golden State-it janë ekipi, ndoshta, më i mirë në histori të NBA-së.
Se çfarë realisht do të ndodhë dhe kush do të gjendet në finalen e përgjithshme, vetëm mund të hamendësojmë.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.