11.10.2018 · përditësuar para 2829 dite1 min lexim
Është ndarë nga jeta në moshën 88 vjeçare shkrimtari i njohur shqiptar, Fatos Aarapi.
Ai pa vetës ka lënë shumë shkrime – ndër ato edhe disa poezi shumë të njohura.
Si s'të Desha pak më Shumë
Unë e desha përtej vdekjes,
Ashtu dashurova unë
Edhe prap s'ia fal dot vetes:
S'i s'e desha pak më shumë...Pak më shumë ku shpirti thyhet,
T'i them ndarjes: - Prit, ca pak...
Të gënjejmë mallin që s'shuhet,
Kujtimin të gënjejmë pak.Përtej vdekjes, përtej botëve,
Atje ku nis "ca pak" tjetër,-
Asaj që më rri mes Zotave:"Si s'të desha pak më tepër...".
Atdheu
Atdheu eshte dhimbje , eshte dhimbje.
Nje prill i pikelluar ne shpirt.
Atdheu eshte kryqi , eshte kryqi
E mban – dhe te mban ty ne shpirt.Atdheu eshte toka e premtuar.
Ti shkel si nje zot dhe se ka nden kembe.
Atdheu ska fjale , ka sy te trishtuar.
Vdes dashuria ne dashuri qe te cmend.Atdheu eshte buka e uritur.
Te iken nga duart e dot nuk te ngop
Enderr dhe ankth dhe shprese e sfilitur
Me syte n’erresire vetveten kerkon.Atdheu eshte varr i hapur, eshte varr.
Nje jete drejt tij shkon me bese qe lind.
Ne nje pike loti mbyt lotin fatvrare.
Ne nje pike loti lirine e lind.Atdheu yt i vogli , i vogli
ai hyjnori i pavdekshmi si loti
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.