28.04.2016 · përditësuar para 3722 dite1 min lexim
Më shumë se 2000 dokumente dhe skica, që datojnë nga ditët e nazizmit, janë zbuluar në Munih nga autoritetet. Në këto dokumente tregohet se si Adolf Hitleri kishte në plan që të ndërtonte qytete metropole nëse do ta fitonte luftën, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova.
Munihu kishte pasur gjithmonë një vend të veçantë në zemrën e errët të Hitlerit. Ishte ky qytet ku ai i ishte bashkuar ushtrisë gjermane në Luftën e Parë Botërore dhe ku e krijoi partinë e tij të re naziste pas përfundimit të luftës.
Dokumentet e reja zbulojnë se projektet kryesore të ndërtimit priteshin të kompletoheshin deri në gusht të vitit 1948, me një nënkalim të madh hekurudhor.
Ai e kishte angazhuar arkitektin e tij Albert Speer që të ndërtonte një obelisk dedikuar partisë nazistë të gjatë 182 metra.
Hitleri po ashtu planifikonte që ta shkatërronte Berlinin e ta rindërtonte sipas dëshirës së tij, e ta quante “Germania”.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
DL
SHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.