Këtë javë zhvillohet xhiroja e parafundit e sezonit të rregullt në ProCredit Superligë.
Xhiroja e parafundit do të ketë disa përballje interesante, aty ku Trepça do të jetë mysafirë i Rahovecit 029, ndërsa KB Bashkimi do të jetë nikoqir i KB Pejës, shkruan KlanKosova.tv.
Kujtojmë që lider i Procredit Superligës së Kosovës, është Trepça e ndjekur nga Bashkimi, Bora dhe Peja.
Të gjitha duelet transmetohen drejtpërdrejt në platformën "Artmotion" në kanalin sportiv "Sport 2".

●●●
EKSHKRIMI NGA
Endrit Krasniqi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.