Janë kompletuar çiftet çerekfinaliste të Kupës së Botës për klube.
Në këtë fazë tashmë biletën e kanë siguruar: Paris Saint Germain, Bayern Munchen, Real Madrid, Borussia Dortmund, Chelsea, Palmeiras, Fluminese dhe Al Hilal.
Pritet të ketë përballje tejet interesante si: Bayern-Paris Saint Germain, Borussia Dortmund - Real, Chelsea - Palmeiras dhe Fluminese - Al Hilal.
Mbetet të shihet se cilat do të jenë katër skuadrat që do të prekin gjysmëfinalen.
Ndeshjet e Kupës së Botës për klube, po transmetohen në platformën kryesore televizive në trojet shqiptare, Artmotion.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
A
SHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.