14.04.2016 · përditësuar para 3735 dite1 min lexim
Mbrëmja e së mërkurës, ishte edhe mbrëmja e fundit në një ndeshje basketbolli për superyllin e këtij sporti, Kobe Bryant.
Bryant gjatë tërë karrierës së tij luajti për një ekip në ligën amerikane të basketbollit NBA për ekipin LA Lakers.
Pjesëmarrja e tij e fundit në nj ndeshje basketbolli ku u tregua i jashtëzakonshëm me paraqitje, u shoqërua me duartrokitje nga audienca ku pjesëmarrës ishin edhe yje nga filmi e muzika. Ai në këtë ndeshje, shënoi 50 kosha me 60 pikë gjithsejtë.
Revista amerikane TMZ ka siguruar një fotografi të yllit të basketbollit, ku shihet duke u larë në shampanjë pasi i dha fund karrierës së bujshme në basketboll. /klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
DL
SHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.