E kanë dashuruar njëri tjetrin për 57-të vjet.
Kur Sterling Elmore e ishte takuar për herë të parë me Clemma’n para gjashtë dekadash, ai e dinte se ajo do të ishte gruaja me të cilën donte të martohej. Dhe u martuan vetëm pas katër muajsh.
Ndërsa tani çifti nga Oklahoma e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e ka festuar dashurinë e tyre të pafundme me një fotosesion të inspiruar nga libri e filmi The Notebook.
Ndonëse të vjetër, ata duken për mrekulli në krahët e njëri tjetrit e në fotografitë që ua ka aranzhuar stërmbesa e tyre.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
DL
SHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.