Lajmet e fundit

Ka kaluar kohë goxha e gjatë që ju nuk keni parë të afërmit tuaj.
Pushimet janë koha për një ribashkim ku keni knaqësi me shoqërinë dhe familjen.
Ndërsa gjatë verës do të shihni fluksin më të madh të ribashkimeve familjare.
E sipas Fox News, një resort në Kolorado mirëpret plotë 700 ribashkime familjesh në vit.
Ribashkime të mëdha ka shumë, ku përfshihen gjyshërit, prindërit, nipërit e mbesat, hallat, xhaxhallarët e kusherinjtë etj.
Prandaj Fox News, jep disa këshilla për të kaluar një pushim familjarë sa më të mrekullueshëm, transmeton Klan Kosova.
Mos u mundoni të disiplinoni fëmijët e askujt tjetër.
Mos kritikoni asnjë për prindërimin apo gatimin.
Mos flisni për politikë.
Mos planifikoni pushimet vetëm.
Vendosni një datë fikse.
Bëni një ribashkim të përballueshëm.