Lajmet e fundit

Shtëpia e Bardhë ka thënë se kërcënimi i një sulmi të afërt nga Irani ndaj Izraelit është real dhe i mundur.
Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, shtoi se Shtetet e Bashkuara po shikojnë qëndrimin e forcës së tyre në rajon në dritën e kërcënimit të Teheranit dhe po e vëzhgojnë situatën nga afër, shkruan Skyneës, transmeton Klankosova.tv.
Në një përditësim të gjerë, Shtëpia e Bardhë tha se ishte ende duke pritur një përgjigje nga Hamasi pas raundit të fundit të bisedimeve për pengjet, por tha se nuk mund të verifikonte pretendimin e grupit militant se ata nuk kanë 40 pengje.
Kirby tha gjithashtu se më shumë se 1,000 kamionë me ndihma kishin hyrë në Gaza në ditët e fundit.