Ilaçet dhe kurat popullore, ka një arsye që përdoren tashmë me shekuj pasi cdo herë po dëshmohet se ndihmojnë në lehtësimin e trajtimeve të virozave apo dhe ftohjeve nga të ftohtit.
Gjëja më e mirë është që përbërësit e tillë, tashmë gjenden në kuzhinen tuaj dhe e gjithë cfarë ju duhet të bëni është që të përgatisni pijen e cila është antiviruasale dhe antibakteriale, transmeton Klan Kosova.
Por, përveç kësaj, ka edhe veprim efektiv në mukozën e irrituar.
Nevojiten:
– Mjalti,
– Kanella,
– Uji.
Përgatitja:
1. Përzieni një lugë mjaltë dhe dy lugë kanellë pluhur;
2. Përzieni në 1 dcl ujë të vakët derisa të shkrihen;
3. Pijen është më mirë ta pini dy herë në ditë, tri ditë pa ndërprerë.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.