Pas urimeve të shumta të cilat i ka marrë me rastin e ditëlindjes së saj (84 vjetorit), këngëtarja legjendare, Nexhmije Pagarusha ka vendosur t'i falënderojë të gjithë që e uruan përmes rrjetit social Facebook, njofton Klan Kosova.
“Përshëndetje miqtë e mi të dashur.Sot festoj 84 vjetorin e lindjes, ju falënderoj jashtëzakonisht shumë për mbështetjen si dhe dashurinë e dhuruar gjatë tërë këtyre viteve”, shkruan në një postim në Facebook.
Postimit i ka bashkangjitur edhe këngën e saj e cila konsiderohet si hiti i saj më i madh ndër vite "Baresha".
https://www.youtube.com/watch?v=5ZCSQlnFU7s
Në Kosovë, ajo është shpallur Këngëtarja e Shekullit, ndërsa presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, në vitin 2012 e dekoroi me titullin Nderi i Kombit.
●●●
NLSHKRIMI NGA
N LL
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.