Aktorja dhe këngëtarja amerikane, Chrysta Bell, do të jetë njëra nga performueset në edicionin e dytë të Lumbardhit N'Behar.
Bell e cila njihet për bashkëpunimin e saj me regjisorin David Lynch, në publik njihet edhe për paraqitjen e saj në sezonin e tretë të serisë së famshme "Twin Peaks", e cila u rikthye në ekrane pas 27 vjetësh.
Ndërkaq sa i përket muzikës, ajo njihet me eksperimentimin e zhanreve disko, post punk dhe New Wave, ndërkaq në Lumbardh do t'i këndojë këngët e albumit të saj të fundit.
https://www.youtube.com/watch?v=8L9Yp3mlVVs
https://www.facebook.com/events/lumbardhi/lumbardhi-nbehar-chrysta-bell/2260636197537166/
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.