Blerësi i dorëshkrimit origjinal të romanit “Në udhë” të shkrimtarit Jack Kerouac, i shtypur në një rrotull letre, është artisti i muzikës kantri, Zach Bryan.
Revista Rolling Stone konfirmoi se Bryani bëri ofertën fituese prej 12 milionë e 135 mijë dollarësh për këtë relikt të gjeneratës “Beat”.
Shtëpia e ankandeve Christie’s, e cila e shiti dorëshkrimin si pjesë të koleksionit Jim Irsay, kishte vlerësuar se ai do të shitej për 2.5 deri në 4 milionë dollarë.
Irsay, pronari i ndjerë i klubit të futbollit amerikan Indianapolis Colts, kishte paguar 2.43 milionë dollarë për këtë rrotull në vitin 2001.
Në atë kohë, Christie’s konfirmoi se ky ishte çmimi më i lartë i paguar ndonjëherë për një vepër letrare në ankand.
Kerouac e shkroi romanin “Në udhë” gjatë tre javëve të prillit 1951, duke përdorur rrotull letre, pasi ky format ia mundësonte atij ta kalonte letrën nëpër makinën e shkrimit me një shpejtësi që përputhej me rrjedhën e mendimeve të tij.
Në këtë rrotull ai përdori emrat e vërtetë të miqve të tij, veçanërisht të mikut të ngushtë Neal Cassady dhe figurave të tjera të njohura të Gjeneratës “Beat”, si William S. Burroughs, Allen Ginsberg dhe Lucien Carr, ndër të tjerë, teksa rrëfente udhëtimet e tyre në kërkim të aventurës.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.