05.04.2017 · përditësuar para 3386 dite1 min lexim
Barry Manilow, ka zbuluar se është homoseksual.
Këngëtari dhe tekstshkruesi nga New York thotë se është në lidhje me menaxherin e tij që nga viti 1978, por e ka mbajtur fshehtë nga fansat e tij nga frika se do t’i zhgënjente.
“Unë isha një nga njerëzit me fat. Ndjehesha tejet i vetmuar para kësaj”, kishte thënë ai.
Por ky informacion ndoshta nuk do ta shokojë botën muzikore e as shumë nga fansa të tij, pasi që lidhja e tij me menaxherin e vet dukej të ishte një sekret i hapur.
Por, këngëtari i hiteve Mandy, Copacabana, Looks Like We Made It, kurrë nuk ka folur publikisht për seksualitetin e tij, dhe i shpjegoi arsyet e tij.
“Mendoja se do t’i zhgënjeja fansat e mi nëse ata do ta dinin se jam homoseksual. Andaj nuk bëja asgjë”, kishte shtuar ai.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.