Reperi amerikan, Kendrick Lamar, po përgatitet për ta prodhuar një komedi live-aksion me krijuesit e serisë së animuar, “South Park”, Matt Stone dhe Trey Parker.
Filmi që ende nuk ka një titull – do të nisë të bëhet në pranverë të vitit 2022 – dhe ka ë bëjë me një djalë me ngjyrë që rikrijon rolin e skllavit në një muze të gjallë, e i cili e zbulon që paraardhësit e të dashurës së tij të bardhë e kishin pasur në pronësi këtë muze dikur.
Lamar dhe menaxheri i tij, Dave Free, do ta prodhojnë këtë projekt përmes kompanisë mulitidisiplinare pgLang .
Ndërkaq, Stone dhe Parker do ta prodhojnë atë përmes kompanisë së tyre, Park County, teksa shkrimtari i serisë South Park, Vernon Chatman, do të jetë ai që do ta shkruajë skenarin.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.