Arsenali ka arritur t’i rikthehet fitoreve në Premier League, duke marrë një triumf të rëndësishëm në garën për titull.
“Topçinjtë” mposhtën me vështirësi Newcastle United me rezultat minimal 1-0, në një ndeshje të luftuar deri në fund, por skuadra londineze arriti të ruajë avantazhin e hershëm, transmeton Klankosova.tv.
Goli i vetëm i takimit u shënua nga Eberechi Eze, i cili realizoi në minutën e 10-të të ndeshjes, duke i dhënë Arsenalit epërsinë që në fillim të takimit.
Me këtë fitore, Arsenali kthehet në krye të Premier League me 73 pikë, duke mbajtur gjallë garën për titull në kampionat, i ndjekur nga Manchester City me 70 pikë e me një ndeshje më pak. /Klankosova.tv
●●●
KGSHKRIMI NGA
Kasim Gerbeshi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.