Kenan Yildiz ka arritur marrëveshje për të nënshkruar kontratë të re afatgjatë me Juventusin. Sipas raportimeve, palët kanë një akord verbal për katër vjetët e ardhshme, duke mbyllur çdo diskutim rreth së ardhmes së talentit turk.
Kontrata e re parashikon një rritje të ndjeshme të pagës, nga rreth 1.7 milion euro neto në sezon, duke e vendosur Yildizin mes lojtarëve më të paguar të skuadrës.
Ky hap konsiderohet strategjik nga klubi bardhezi, që synon ta ndërtojë projektin sportiv rreth elementëve të rinj me potencial të lartë.
Rinovimi vjen pas ndikimit shumë pozitiv të Yildizit në sezonet e fundit, ku ai është shndërruar në një nga figurat kyçe të Juventusit dhe një nga talentet më premtues në Serie A.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.