Trajnerja Majlinda Kelmendi, ka thënë se i gjithë ekipi i xhudos me marrë medalje në Olimpiadën e Parisit nuk është befasi.
Kështu ka deklaruar Kelmendi në një intervistë që ka dhënë për Klan Kosova.
“I gjithë ekipi është në formë, i gjithë ekipi secili prej treve me marrë medalje nuk është befasi, Nora edhe Distria janë kampione olimpike, kështu me përsëritë titullin nuk është befasi, është sfidë por jo e pamundur, Akili është në formë”, u shpreh Kelmendi.
“Çka ka ndodhur në Tokio dy medalje të arta do të jetë e vështirë të përsëritet, jo vetëm prej sportit tonë, por në përgjithësi për neve si ekip, edhe një medalje e bronztë do të jetë sukses, nëse je në podium është rezultat i madh, sigurisht nuk idhnohemi me i fitu tri të arta perniherë”.
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.