KEK-u është vetëm dy çerekë larg ngjitjes në Superligën e Kosovës në basketboll.
Kjo pasi skuadra nga Obiliqi po e mposht gjatë pjesës së parë Grapeland Rahovecin me rezultat 33:31.
Në çerekun e parë ishte Grapeland Rahoveci duke udhëhequr me dy pikë më shumë, 17:19, njofton Klankosova.tv.
Punët po i ecnin mirë mysafirëve deri në minutën e fundit të çerekut të dytë, por katër pikë të shpejta të vendasve bënë që rezultati të ndryshonte.
Më i miri në parket gjatë pjesës së parë te KEK-u ishte basketbollisti Clark me 13 pikë e tri kërcime, ndërsa te Grapeland Rahoveci u dallua Rexha me 12 pikë, gjashtë kërcime e dy asistime.
Ndeshjen mes KEK-ut dhe Grapeland Rahovecit mund ta ndiqni live në Sport 2 në platformën më të madhe në shqiptari, Artmotion.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.