Ish-futbollisti irlandez, Roy Keane, e ka kritikuar menaxherin Erik ten Hag për sjelljen ndaj Cristiano Ronaldos.
Sipas tij, është e pamundur që klubi të përparojë derisa Ronaldo të mbetet në Old Trafford, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.
“Unë mendoj se Manchester United thjesht po tregon mungesë respekti ndaj Ronaldos”, tha Roy Keane pas poshtërimit të së dielës në derbin 6-3 kundër Cityt.
“Mendoj se ai duhej të ishte lënë i lirë para përfundimit të afatit kalimtar. Mendoj se trajneri po e bllokon atë”.
"Mirë, ju thoni se keni nevojë për opsione, por nuk e mbani përsipër Ronaldon për t'u ulur në stol. Ai është një nga lojtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave”.
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.