KB Trepça ka zyrtarizuar trajnerin e ri të skuadrës.
Nga tani e tutje, klubi mitrovicas do të udhëhiqet nga trajneri turk, Engin Gencoglu.
“Engin Gencoglu, i bashkohet shtabit teknik të klubit. Engin Gencoglu së bashku me Ilir Slemanin pritet të sjellin vlerë të shtuar në ekip dh eta udhëheqin ekipin drejt objektivave.” thuhet në njoftimin e klubit.
Gencoglu pritet të debutoi si trajner i Trepçës të dielën në përballjen ndaj Pejës në “Karagaç”, nga ora 17:00.
Dueli ndërmjet tyre do të transmetohet direkt në Klan Kosova.
●●●
SKSHKRIMI NGA
S K
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.