Klubi basketbollistik “Trepça” sot do ta nis kapitullin e ri në historinë e tyre.
Me fillim nga ora 13:00 në “Gloria Sports Arena” në Turqi, Trepça do ta zhvillojë ndeshjen e parë në Ligën e Kampionëve.
Minatorët do të përballen me kampionin e Qipros, Keravnos, ku në njoftim thanë se janë të përkushtuar për ta dhënë më të mirën për qytetin dhe shtetin e Kosovës.
“Shpresojmë të mbushim me gëzim zemrën e secilit prej jush, me paraqitje të dinjitetshme e me fitore”, thuhet në reagim, transmeton Klankosova.tv.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.