Klubi basketbollistik Prishtina e ka ngushëlluar familjen e ish-lojtarit të vet, Gazmend Sinanit, si dhe gjithë shoqërinë dhe basketbolldashësit pas vdekjes së tij tragjike në orët e hershme të mëngjesit të sotëm.
“Me pikëllim të madh morëm lajmin e hidhur se ish lojtari i akademisë tonë i cili dha kontribut të papërshkrueshëm në fitore të shumta të titujve të kampionit, Gazmend Sinani, tragjikisht ndërroi jetë mbrëmë në Gjakovë”, shkruan në faqen e Prishtinës në Facebook.
“Me Gazin e ndjerë ishte edhe Granit Rugova, Fisnik Rugova, Kujtim Shala dhe Altin Morina, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën!”.
“Varrimi i të ndjerit bëhet sot, në varrezat e qytetit ne Prishtinë, ne ora 18:00”
“KB Prishtina ngushëllon familjen Sinani dhe të gjithë shoqërinë dhe basketbolldashësit”.
“Pusho i qetë, Gaz!”.
https://www.facebook.com/KBPrishtina/photos/a.613196462024775.1073741833.493781497299606/2061479497196457/?type=3&theater
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.