Klubi Basketbollist i femrave Penza nga Peja është nominuar nga Federata e Basketbollit të Kosovës që të garojë në edicionin 2015/16 në Ligën Rajonale për femra WBFAL (Women Basketball Friendship Adriatic League)
Ndërkaq FBK ka kërkuar afat shtesë për nominimin e Trepçës nga Mitrovica,thuhet në kumtesën e federatës së basketbollit, transmeton Klan Kosova.
Duhet theksuar se kjo është hera e dytë që nga paslufta që një skuadër e femrave merr pjesë në një Ligë Rajonale. Në edicionin 2003/04 Universiteti i Prishtinës pati garuar në Ligën Rajonale Trocal duke e përmbyllur edicionin e rregullt në vendin e tretë, derisa në “play-off”është eliminuar në gjysmëfinale nga ekipi kroat, Shibenik.
●●●
AFSHKRIMI NGA
Arbër Fetahu
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.