Klubi basketbollistik Peja, ka njoftuar se basketbollistët e kësaj skuadre janë sulmuar gjatë ndeshjes kundër Trepçës në Mitrovicë.
Sipas klubit pejan thotë se përveç sulmit gjatë lojës ata e përjetuan të njëjtën gjë edhe pas përfundimit duke u sulmuar edhe në korridore.
Madje, në deklaratën e lëshuar bëjnë me dije se është dëmtuar edhe autobusi i tyre me gjësende të forta.
KB Peja shton se lëndime ka marrë me këtë rast edhe basketbollistja Valbona Bytyqi, e cila kishte qenë e pranishme gjatë ndeshjes në palestrën “Minatori”.
Skuadra nga Peja arriti ta mposht atë nga Mitrovica me rezultat 68 me 71, në Prince Caffe Superligën./Klankosova.tv

●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.